Agim J. Morina B.I., e themeluar në vitin 2010 me emrin AK Security Soft, dëshmon se jemi lider në zhvillimin dhe publikimin e softuerëve inovativë. Kemi zhvilluar një gamë të gjerë të softuerëve, të cilët mund ti gjeni në seksionin e Produkteve. Në mesin e sukseseve, dëshirojmë t'i përmendim:

  • Më 2010, lansuam softuerin POS për bizneset e vogla dhe të mesme. Gjithashtu, zhvilluam softuerin Restaurant 2010, i përmirësuar më vonë në versionin Restaurant 2015 për restorante dhe fast-food. Ju njoftojmë që tani kemi lansuar versionin më të ri, POS dhe Restaurant 2023, të dyjat në një vend, me përmirësime të reja dhe inovacione për bizneset moderne.
  • Më 2010, zhvilluam softuerin e burimeve njerëzore për rrjetin e qendrave tregtare ETC - Elkos Group. Ky softuer përfshin tre module për planifikimin e orarit të punës, realizimin e orarit dhe përgatitjen e pagave, e që përdoret në katër shtete: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
  • Më 2014, kemi zhvilluar Depo Online, e-commerce softuer i bazuar në B2B dhe B2C, ku porositë bëhen automatisht dhe dërgohen te furnitori.
  • Më 2017, zhvilluam AM Soft, softuer që mund të përdoret për të parandaluar ndotjen e ajrit nga të gjitha fabrikat që shkaktojnë ndotjen e ajrit .
  • Më 2017, zhvilluam softuerin E-School, i cili është platformë për të mësuar në distancë në kohë reale. Me E-School morëm pjesë në garën startup battle dhe në vitin 2018 morëm pjesë në Konferencën PODIM në Maribor të Sllovenisë.
  • Që nga viti 2018, kemi nisur bashkëpunimin për ofrimin e shërbimeve në Teknologjinë e Informacionit dhe Inovacionin me klientë në Zvicër, Belgjikë dhe Suedi, përfshirë zhvillimin dhe mirëmbatjen e ueb aplikacioneve dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
  • Më 2022, zhvilluam BluePlus.Net, softuer për marketingun shumë nivelësh.
  • Më 2023, zhvilluam Hotels Soft, softuer për menaxhimin e hoteleve, si dhe Doctor Soft, softuer për ordinanca mjeksore.

Krahas zhvillimit të softuerit, sot merremi edhe me aktivitete tjera të regjistruara dhe të licencuara nga Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve, si: Konsulencë në Teknologjinë Informative dhe të Inovacionit, Konsulencë për Biznese; Menaxhim të rrjeteve sociale; Marketingun shumë nivelësh; Aktivitete Turistike; Aktivitete Edukative; Ndërmjetësim në shitblerje të Pronave të Paluajtshme.

13

vite përvoj

30

projekte të përfunduara

350

klienttë kënaqur

5

cmime të fituara